Sot rreth orës 14:30 në Fakultetin e Mjekësisë, ka ndodhur një rrahje, ku një prind i një studenti dyshohet se ka rrahur profesoreshën e këtij fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci.
Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.
“Po është sulmuar për shkak të një konflikti. Aktualisht është duke u trajtuar në Emergjencë dhe gjendja e saj është stabile”, ka thënë Syla për FrontOnline.
Pupovci-Latifi është gruaja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci./FrontOnline