Dy zyrtarë policorë janë sulmuar dje në vendin e tyre të punës, nga dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër.
Sipas policisë, zyrtarëve u ëshë ofruar tretmani mjekësor.
Ndërkaq, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Stacionin Policor Fushë Kosovë 07.01.2022 – 01:40. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, pasi që në stacionin policor kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.