Pas sulmeve kriminale terroriste në veri të vendit, Policia e Kosovës ka kryer edhe një tjetër arrestim, i dyshuari me inicialet J.V, sipas forcave të rendit mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin që kreu sulmin.
Në këtë bastisje, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe shumë armë, municion dhe uniforma ushtarake.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.