Mbrëmë në drejtim të televizionit Top Chanell është shtënë me armë zjarri, ku ka mbetëur i vdekur shtetasi shqiptar 60 vjeçar, Pal Kola, e për këtë ka reaguar presidenti shqiptar, Bajram Begaj.
Ai në rrjetin social Facebook tha se kjo ngjarje është me të vërtetë e rëndë.
Begaj i shprehu ngushëllime familjes Kola, dhe u bëri apel organeve të drejtësisë të zbardhin këtë ngjarje kriminale.
Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.