Gazetari dhe analisti Kreshnik Gashi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me arrestimin e 10 pelegrinëve në Prizren, duke bërë të ditur se ndaj tyre nuk është dorëzuar asnjë kallëzim penal nga Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Papirus.
Ai tha se kallëzimi penal bëhet vetëm kur ka prova, dhe në këtë rast “ata janë vetëm dëshmitarë.”
“Është faktike që për 10 pelegrinët e arrestuar në Prizren, policia nuk ka dorëzuar kallëzim penal. Pra, nuk ka asnjë provë kundër tyre dhe ata janë vetëm dëshmitarë.”
Gashti shtoi se kallëzim penal është dorëzuar vetëm ndaj dy personave të tjerë, dhe ai lidhet me “prezantim të rremë”.
“Në fakultet juridik kemi mësuar që kallëzimi penal bëhet kur ka prova. Policia, e drejtuar nga Xhelal Sveçla, dhe AKI-ja, e drejtuar nga Albin Kurti, nuk kanë bërë kallëzim penal në prokurori për 10 pelegrinët. Pra, institucionet e drejtuara nga Kurti dhe Sveçla nuk e kanë dërguar në prokurori asnjë provë që këta persona kanë lidhje me Radoiçiqin dhe ansnje dyshim se ata jane krimilel.
Kallëzimi është bërë vetëm për dy te tjere dhe kallximi lidhet me prezantim të rremë. Edhe hetimet janë kryer dhe nuk ka shumë të gjetura te paraqitura ne kallxim. Të tjerat janë gënjeshtra që synojnë të dezinformojnë publikun.” – tha Gashi më tej.
Në këtë kontekst, Gashi tha se “paaftësia e agjencive qeveritare nuk mund t’i faturohet prokurorisë.”