Pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dalë në një konferencë për media, ku ka deklaruar se situata atje është e qetë, teksa rastin e ka quajtur sulm terrorist, raporton Gazeta Sinjali.
“Situata sot është e qetë pas ngjarjeve me të cilat jemi ballafaquar dje në Veri. Pas shpalljes së zgjedhjeve, me kërkesë të KQZ, Policia ka asistuar në funksionalizimin e KKZ-ve në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut. Bandat kriminale kanë penguar fillimin e një procesi demokratik, përmes formave terroriste. Këto grupe të mbështetura e të drejtuar nga Serbia, dëshmojnë që janë kundër të drejtës fundamentale të qytetarëve të këtyre komunave. Gjatë këtyre sulmi janë përdorur shok bomba, granata dore dhe armë zjarri. Policia dhe Prokuroria Speciale e kanë cilësuar si sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje në vepra terroriste, kryerja e veprave terroriste, zjarrvënie dhe armëmbajtje pa leje. Policia dhe Prokuroria janë duke u angazhuar që të gjithë kriminelët e përfshirë në këtë sulm terrorist të sillen para drejtësisë. Kemi të dhëna nga policia e rendit dhe inteligjenca, e cila thotë se një pjesë e këtyre kriminelëve vijnë nga radhët e ish-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, tha Sveçla