Katër persona dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër me mjete të forta në Ferizaj.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë ende në kërkim.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR – Ferizaj / 08.03.2025 – 10:30. Raportohet se katër të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë në kërkim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”