Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Fushë-Kosovë, ku një person dyshohet se qëllimisht ia ka vënë zjarrin një lokali.
Siç bën të ditur Policia, menjëherë pas këtij sulmi, i dëmtuari i është drejtuar organeve të rendit.
Me këtë rast, në pranga ka rënë i dyshuari, i cili me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i kishte vënë zjarrin lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.