Nga policia raportohet se dje viktima mashkull kosovar ka bërë të ditur se shtëpia e tij ka filluar të digjet dhe se dyshon se zjarrin mund ta ketë shkaktuar gruaja e tij, shkruan Gazeta Metro.
Duke qenë se çifti u nda në të njëjtën ditë në seancën gjyqësore dhe për shkak të problemeve me të cilat u ndanë, dyshohet se ky ka qenë motivi kryesor i djegies së shtëpisë së ish-bashkëshortit.
Lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur se është në proces hetimi.
“Suharekë 06.06.2023 – 14:46. Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar kishte filluar të digjet, dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij pasi ata sot ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete. Rasti është duke u hetuar” është thënë në njoftim