Ukraina mund të bëhet ende anëtare e NATO-s në të ardhmen nëse përmbush të gjitha kushtet.
Kështu tha të enjten ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, raporton Reuters.
“Unë nuk parashikoj që anëtarësimi në NATO si i tillë të jetë jashtë tryezës për Ukrainën”, tha Jonson përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës së NATO-s në Bruksel.