Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, i ka ftuar në takim konsultativ përfaqësuesit e subjekteve politike.
Takimi nisi në orën 9:30, pra gjysmë ore para se të fillojë seanca e thirrur për orën 10:00 siç raporton Radio Evropa e Lirë.
Deputetët sot mblidhen për përpjekjen e pestë për ta konstituuar Kuvendin dhe për ta bërë këtë ata duhet t’i zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët.
Deputetët e Vetëvendosjes që u deklaruan për media para se të hynin në Kuvend bënë të ditur që nuk kanë ndërruar qëndrim në propozimin e tyre që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e Kuvendit.
Po ashtu, edhe deputetët e partive opozitare thanë se s’kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre për të mos e votuar Haxhiun./Gazeta Papirus/