Nëse ju pëlqen të ecni, atëherë bëjeni atë me një ritëm më të shpejtë. Sipas një studimi të publikuar në “Communications Biology”, ecja e shpejtë mund t’ju shtojë deri në 16 vjet jetë. Megjithëse plakja shpesh lidhet me gjenetikën, për jetëgjatësinë është më mirë të ecësh për një orë me një ritëm të shpejtë sesa një orë e gjysmë ngadalë.
Ky përfundim u arrit nga një ekip studiuesish nga Qendra Kërkimore e Diabetit të Universitetit të Leicesterit (Angli), të cilët lidhën ritmin e ecjes së një subjekti me gjatësinë e telomereve të tij, pjesë të vogla të ADN-së që mbrojnë jetën e qelizave dhe që janë tregues të plakjes. Shkenca ka treguar se sa më të gjatë të jenë, aq më i ri është njeriu për nga mosha biologjike, ndryshe nga mosha kronologjike.