Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë, ëmbëlsira përfekte për ditën e sotme.
Përbërësit
Udhëzimet
- Në një enë hidhni dy kokrrat e mollëve të prera hollë.
- Njomini me lëngun e limonit dhe i hidhni sheqerin përsipër.
- Ndërkohë zbutni rrushin e thatë në pak ujë të vakët.
- Kullojeni dhe bashkojeni me arrat dhe bajamet e grira.
- Pastaj shtoni reçelin e ftoit.
- Pasi përzieni të gjithë përbërësit shtoni pak kanellë dhe përzierjen e hidheni mbi petën sfoliate.
- Mblidheni petën role dhe përpara se ta fusni në furrë e lyejeni me të verdhën e vezës.
- Lereni në furrën me temperaturë 180 gradë për rreth 20 minuta.
- Strudeli është gati për t’u shërbyer.
- Ju bëftë mirë!