Stresi ka zbuluar arsyen se pse është ndarë me ish gruan e tij, Keisi Medinin dhe arsye sipas tij duket të ketë qenë tradhtia.
“E kam tradhtuar ish-bashkëshorten time. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi gjithçka”, ka thënë ai, duke shtuar se një ngjarje e ndodhur në Prishtinë e ku nuk kishte tradhti, kishte ndikuar që dyshja t’i japin definitivisht fund lidhjes se tyre.
Ndërsa, Alaudini e ka pyetur Stresin nëse ka marrë leje nga Keisi për të shpalosur këto detaje kaq personale, dhe ai kishte një përgjigje goxha pikante.
“Jam 35 vjeç dhe leje nuk marr leje nga askush. Unë thjesht dua t’i kërkoj falje Kejsit dhe gjithë familjes së saj, edhe të times. Mjafton të më pranojë faljen dhe jemi në rregull”.
https://youtu.be/cpNumMQdEhk