Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po qëndron në Washington DC ku dhe është takuar me sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Të dy, janë shprehur mirënjohës ndaj njëri-tjetrit për bashkëpunimet si aleancë.
Stoltenberg e ka falënderuar Blinkenin për udhëheqjen e SHBA-së siç specifikohet ‘në një kohë kritike për sigurinë tonë’, si dhe u shpreh falënderues për angazhimin e SHBA-së, për të forcuar lidhjen transatlantike dhe mbështetjen për Ukrainën.