GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Stikersat e vendosur me foton e terroristit të vrarë në Banjskë, Policia ndalon edhe tre persona të tjerë

07/07/2024
në Kosovë, Lajme, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
Stikersat e vendosur me foton e terroristit të vrarë në Banjskë, Policia ndalon edhe tre persona të tjerë
Share on FacebookShare on Twitter

Në orët e para të ditës së sotme, në rrugët në Mitrovicën Veriore është kapur në flagrancë një person teksa vendoste stikersa në lokacione të ndryshme. Fotoja e një terroristi të vrarë në Banjskë ishte në shumicën prej stikersave.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është një person i moshës së mitur, i cili po dyshohet për nxitje të përqarjes dhe mosdurimit.

Në stikersat që po shpërndante i mituri ishte e vendosur fotoja e Stefan Nedeljkoviq, terroristi i vrarë gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Të dyshuarit që u kap mat nga Policia i janë gjetur mbi 80 stikersa me foton e Nedeljkoviq – që janë sekuestruar si prova materiale.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës, ku zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se përpos një personi të kapur në flagrancë, janë ndaluar e intervistuar edhe tre persona të tjerë, ndërsa për të pestin tha se po punojnë “në drejtim të asaj që të intervistohet”.

“Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të prokurorit është ndalu dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë”, tha Elshani.

Elshani tha se janë bastisur edhe shtëpitë e secilit prej atyre që u intervistuan dhe se gjatë kontrolleve në shtëpitë e tyre në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok janë gjetur “mbi 1500 pamflete”.

“Tre nga ta janë intervistu, janë gjetë prova materiale që e mbështesin veprën nxitje e urrejtjes dhe momentalisht jemi duke punu në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i 5-të në lidhje me këtë rast”, tha ai.

Elshani tha se “përpos personit të parë që është arrestu, tre të tjerët pas intervistimit janë liru në procedurë të rregullt”.

“Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshir edhe të ndaluarin) janë të mitur”, saktësoi Elshani.

Tags: Njoftojne Policia e KosovesVeriu i Mitrovices
ShareTweetShare
Previous Post

“Presion politik 7 mujor”, Ahmetxhekaj deklarohet pasi u largua nga posti i drejtorit të RTK-së

Next Post

Të palumtur me 275 euro pagë, punëtorët teknik të Kuvendit paralajmrojnë grevë

Next Post
25-vjetori i Ditës së Çlirimit, Kuvendi mban seancën solemne

Të palumtur me 275 euro pagë, punëtorët teknik të Kuvendit paralajmrojnë grevë

Lajmet e fundit

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

18/05/2025
Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

18/05/2025
Konfiskohen pesë motoçikleta pa dokumentacion në Ferizaj

Konfiskohen pesë motoçikleta pa dokumentacion në Ferizaj

18/05/2025
Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

18/05/2025
Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

18/05/2025
Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.