Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër do të qëndrojë në Kosovë për vizitë.
Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë prejse është zgjedhur president i Maqedonisë së Veriut, raporton “Zëri”.
Vizita e tij është konfirmuar për “Zërin” nga këshilltari për komunikim i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.
Pendarovski do të mbajë një takim me presidenten Osmani, teksa vizita e tij ishte planifikuar të zhvillohej disa javë më herët, por ishte shtyrë.