Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se rezultati pozitiv i takimit të sotëm mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, do të ishte i mirë për të gjithë rajonin, transmeton Gazeta Papirus.
“Nëse ka lajme pozitive në fund të takimit, është mirë për të gjithë rajonin,” tha Pendarovski, shkruan Tanjug.
Pendarovski deklaroi se nuk mund të japë parashikime dhe shtoi se Vuçiqit dhe Kurtit i uron punë të mbarë dhe të suksesshme./Gazeta Papirus/