Mbi 1 mijë të rinj dhe të reja të cilët janë në kuadër të stafit mbështetës shëndetësorë në Kosovë, të angazhuar më parë nga Ministria e Shëndetësisë prej dy muajsh janë pa paga.
Të njëjtit nuk kanë marrë pagat e muajit mars, prill, edhe pse tani jemi gati në fund të muajit maj.
Kjo është bërë e ditur edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Pavarësisht faktit se të njëjtit janë të angazhuar me punë prej sa kohësh, ata vazhdojnë të jenë të injoruar nga përgjegjësit e institucioneve përkatëse.
Në këtë situatë kur këta të fundit janë pa paga për gati 3 muaj, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po udhëton në Amerikë, e në disa raste lajmohet vetëm përmes ndonjë postimi në Facebook nga takimet e tij të zhvilluara në SHBA.
E papërgjegjësi për këtë është edhe vetë ministri i Financave, Hekuran Murati.
Madje pikërisht sot, ministri Murati është deklaruar lidhur me mundësinë që 10 mijë të rinjve do t’iu mundësohet puna praktike
Postimi i plotë i Zemajt:
Mbi 1.000 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë, ende nuk kanë marrë pagat e muajve Mars dhe Prill edhe pse jemi në mes të muajit Maj.
Edhe përkundër faktit që gjithsecili punon me përkushtim dhe zell dhe pa asnjë benefit dhe ditë pushimi, vazhdojnë të injorohen nga shteti që nënkupton Qeveria dhe MSH.
Pavarësisht përpjekjeve të tyre për të mësuar arsyen e mospagesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ende nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare.
Për të diskutuar për këtë çështje, sot, si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, kam takuar disa nga përfaqësuesit e stafit të angazhuar si në ShSKUK po ashtu edhe në vaksinim.
“Heronjtë e ditëve tona”, kanë nevojë për pagë, mirëqenie dhe respekt, fundja, është detyrim ligjor që të jepet paga për punën e kryer!./Lajmi.net/