Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, është i gatshëm për ndeshjet ndërkombëtare.
Kështu ka deklaruar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Drenasi është komunë e sportit, me infrastrukturë për rezultate dhe me mikpritje të shkëlqyer”, tha ai.
Kreu i Drenasit njoftoi se aty po bëhen punime për ta rregulluar infrastrukturën e këtij stadiumi.
“Jemi gati të mirëpresim ndeshjet e futbollit, me vlerë nacionale, finalen e Kupës së Kosovës, FC “Ballkani” – FC “Prishtina”, dhe të bëhemi pjesë e hartës së futbollit elitar për ndeshjet ndërkombëtare”, theksoi kreu i Drenasit Ramiz Lladrovci.