GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

16/06/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm disa ditë pas çlirimit të Prishtinës, ushtarët britanikë zbuluan disa dhoma torturash që ishin shfrytëzuar nga paramilitarët serbë.

Së bashku me ushtarët britanikë ishte edhe eksperti mjekoligjor, Arsim Gërxhaliu, i cili ka treguar se çfarë pa në ato dhoma tmerri ku ishin keqtrajtuar shqiptarët.

Ushtari britanik Stephen Richards, së bashku me kolegët, u tronditën me atë se çfarë panë vetëm disa ditë pas çlirimit të Prishtinës.

“Kemi parë gjëra të tmerrshme brenda, njerëzit ishin torturuar aty në forma të ndryshme. Kur i zbuluam ato dhoma të torturave, menjëherë i kemi informuar të tjerët”, ka thënë për Tëvë1 veterani i ushtrisë britanike, Stephen Richards.

E dëshmitar i këtyre ngjarjeve të rënda ishte edhe Arsim Gërxhaliu.

“Banorët e Prishtinës të shqetësuar iu treguan ushtarëve britanikë që afër fakultetit juridik dhe ekonomik ka pasur lëvizje gjatë mbrëmjeve. Kishte dyshime se në këtë zonë ka pasur edhe varreza masive sepse gjatë mbrëmjes banorët kishin dëgjuar zhurmat e ekskavatorit” , tha Gërxhaliu.

Gërxhaliu tregon për momentin kur ka hyrë në këto dhoma dhe se çfarë ka parë në to.

“Në këto bodrume ka pasur shkopinj të hekurit, gomës dhe gjësende të tjera të forta. E mbaj mend se janë gjetur të brendshme te femrave dhe se muret ishin te mbuluara krejtësisht me gjak. Gjurmët e gjakut tregojnë se çfarë torturash çnjerëzore janë kryer në këto bodrume”.

Në këto dhoma të torturave në Prishtinë, ushtarët britanikë kishin gjetur thika, shkopinj gome dhe druri, shkopinj bejsbolli dhe drogë.

Tags: 200 ushtare BritanikArsim GerxhaliuLufta ne Kosove
ShareTweetShare
Previous Post

Policia e Kosovës demanton shkrimet e mediave serbe se i keqtrajtuan disa të rinj serbë në Leposaviq

Next Post

Silvinjo: I zhgënjyer me rezultatin

Next Post
Silvinjo: I zhgënjyer me rezultatin

Silvinjo: I zhgënjyer me rezultatin

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.