GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Sputnik-u rus publikoi dosjen serbe të kamufluar në “intelgjencën gjermane” kundër Thaçit”

16/04/2022
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Me dekret të veçantë të Vladimir Putinit të datës 9 dhjetor 2013 u krijua “ROSSIA SEGODNIA” (Rusia Sot), institucion zyrtar i propagandës ruse drejtuar opinionit publik ndërkombëtar. Një vit më vonë, në nëntor të vitit 2014, Rusia zyrtarizoi Shërbimin e vet informativ multi-media me emrin “SPUTNIK”.

Nuk do të përmend numrin e madh të shkrimeve që ky institucion i propagandës ruse shpërndau kundër pavarësisë së Kosovës në përgjithësi dhe UÇK-së në veçanti. Po ndalem vetëm në shkrimin që u publikua pas zgjedhjes së Hashim Thaçit President i Kosovës. Më 1 prill 2016 Shërbimi informativ multi-media ruse “SPUTNIK” shpërndau shkrimin e titulluar “Dosje e vitit 2005 e Shërbimit inteligjent gjerman për kokën e mafies, Presidentin e Kosovës”. Kam bindjen e plotë se asnjë lexues i shkrimit tim nuk habitet që shërbimet informative ruse (qofshin ato shërbime multi-media apo të natyrave të tjera) publikojnë shkrime të tilla. Ajo që është e habitshme lidhur me këtë shkrim qëndron në faktin se një numër i mediave elektronike në gjuhën shqipe, tre muaj më vonë, ia plasuan opinionit publik shqiptar propagandën ruse. Por, të kamufluar si “dosje e Shërbimit Federal Informativ Gjerman (BND) të publikuar nga Wikileaks”.

Pa asnjë rezervë për prejardhjen e këtij shkrimi, një numër i mediave elektronike në gjuhën shqipe shpërndanë akuzat tanimë të njohura kundër Hashim Thaçit dhe udhëheqësve tjerë të UÇK-së. Gjenezën e kësaj propagande e kam trajtuar hollësisht në librin tim “Mashtirimi i Madh”. Po ndalem shkurtimisht vetëm në Dosjen “sekrete” të Shërbimit sekret gjeman. Kjo dosje nuk është as “dosje sekrete” siç pretendohet (për arsye se është shpërndarë falas në internet e as “dosje e Shërbimit sekret gjeman”.

Kjo dosje nuk është asgjë tjetër pos parafrazim i “Librit të bardhë” të Shërbimit Sekret Serb, botimi i vitit 2003. Për dallim nga ata që fshehin burimin e vërtetë të informatave të tyre serbo-ruse, njerëzit që përgatitën dosjen në emër të Shërbimit sekret gjerman ruajnë një shkallë të sinqeritetit.

Në Dosjen e Shërbimit Sekret të Gjer­manisë (BND-së), në faqen 14, pika 2.2.1, thuhet qartë se burim informate për përpilimin e kësaj dosjeje ishte Shërbimi Sekret Serb (BIA).

Do të kishte qenë e ndershme që të gjithë ata ata gazetarë që fshihen prapa Wikileaks (apo amerikanëve) për të shpërndarë propagandën serbo-ruse të bëhen të sinqertë së paku si përpiluesit e dosjes në fjalë dhe të tregojnë se dosja është faqosje në gjuhën gjermane e propagandës serbe.

Nuk ka turp më të madh se të shpërndash propagandën serbe të ambalazhuar me petkun gjerman për ta njollosur Nazar Mehmetin si gjoja “udhëheqës i një grupi të organizuar kriminel që financoi Thaçin dhe UÇK-në”. Nazar Mehmeti është një biznesmen i suksesshëm amerikan, me origjinë nga trojet etnike shqiptare në Maqedoni, i cili i ka ndihmuar luftërat çlirimtare si asnjë biznesmen tjetër! Lufta speciale që Shërbimi sekret serb ka bërë vazhdimisht kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt, personaliteteve tjera të UÇK-së dhe atdhetarëve të mirfilltë nuk duhet të zë vend në hapsirën mediatike në gjuhën shqipe.

Tags: DosjenHashim ThaqitkunderPublikojRusserbeSputniku
ShareTweetShare
Previous Post

“Bota duhet të përgatitet që Putin mund të përdorë armë bërthamore”

Next Post

“Në vitin 2008 kam krye vrasje, më 2010 jam liruar në mungesë provash, mē 2011 e kam përsërit përsëri veprën me tjera plagosje”

Next Post

“Në vitin 2008 kam krye vrasje, më 2010 jam liruar në mungesë provash, mē 2011 e kam përsërit përsëri veprën me tjera plagosje”

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.