Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së punëtorëve privat, ka paralajmëruar se që nga java e ardhshme punëtorët mund të hyjnë në grevë, për shkak të pagave, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në postimi në Facebook, ku ai u është drejtuar më një kryetarëve të shoqatave sindikale të Spitaleve Qendrave të mjekësisë familjare ,ambulancave, dhe Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.
Ai ka shtuar se, javën e ardhshme merret vendimi përfundimtare dhe se nuk do të punojnë më për 250 euro dhe të nënçmuar.
Postimi i plotë:
Për kryetarët e shoqatave sindikale të Spitaleve , Qendrave të mjekësisë familjare ,ambulancave, dhe Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina që janë punëtor të kompanive private e që kryejnë shërbime për institucione shtetërorë dhe ato komunale .
K ë r k e s ë
Kërkojmë nga ju që të kryeni takime me anëtarësinë e juaj dhe të merrni propozimet e tyre, që nga java e ardhme të mirët vendimi për fillimin e protestave dhe grevave pasi që organet kompetente nuk janë duke i marr seriozisht kërkesat tona ,dhe ne jemi në gjendje të rëndë me paga mizeri, dhe kushte tejet nënçmuese , të bisedohet edhe për lëshuarje masive të punës , pasi që tani kemi oferta më të mira të punës. Në fund të javës së ardhme do të mbahet takimi i radhës ku do të mirët vendim përfundimtar për veprimet e lartshënuara , s’punojmë më me 250 eu dhe të nënçmuar. /gazetametro.net