GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Spiuni serb ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e Policinë – u zbulua nga AKI

27/06/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Spiuni serb ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e Policinë – u zbulua nga AKI
Share on FacebookShare on Twitter

Aleksandër Vlajiq, shtetas serb i Kosovës, nuk është thjesht një i arrestuar për spiunazh në Kosovë. Veprimtarinë e tij kundër shtetit të Kosovës arriti ta zbulojë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Këto informata bën që veprimtaria e Vlajiq të demaskohet tërësisht.

Detajet janë shpalosur nga emisioni “Debat Plus”.

Siç mëson Dukagjini nga burimet brenda organeve të sigurisë, ai ishte hiç më pak se agjent rezident i BIA-s, që e spiunonte Kosovën.

Për ta sqaruar për publikun, kjo nënkupton nivelin më të lartë të një agjenti brenda inteligjencës së një shteti.

Vlajiq, në mes akteve që ka kryer në Kosovë, gjithashtu ka filmuar fshehurazi lëvizjet dhe automjetet e Policisë së Kosovës, misionit të KFOR-it dhe ndërkombëtarëve, gjithmonë në dobi të shërbimit serb BIA.

Ai në të kaluarën ishte pjesë e MUP-it serb, ndërsa kur ishte integruar në institucionet e Kosovës mbante një post të rëndësishëm në Institucionin e Policisë, duke punuar në njësinë e inteligjencës rajonale të policisë në Mitrovicë të Veriut.

Sa mbante këtë pozitë ai ishte angazhuar në mbledhje të informacioneve për personat të cilët kanë qenë predikues të fesë islame.

Vlen të theksohet se informatat që rezultuan me identifikimin dhe kapjen e tij u dhanë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Një ndër aktet dëmtuese për Kosovën që i njëjti e ka bërë është edhe dërgimi tek BIA i emrit të një zyrtari të AKI-së, të cilin e ka mësuar gjatë takimeve zyrtare derisa ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në bashkëpunim me BIA, Vlajiq ka falsifikuar dokumentacione të ndryshme, me qëllim të diskreditimit të figurave të ndryshme në Policinë e Kosovës.

Vlajiq është bërë shkak që nga informatat e tij te BIA serbe- qytetarët serbë të veriut të bëhen cak i linçimit në rrjete sociale dhe media serbe si tradhtarë.

I njëjti ishte përjashtuar nga radhët e Policisë së Kosovës, por as Policia e Kosovës e as Inspektorati Policor, sot nuk i është përgjigjur televizionit, për periudhën që ai ka shërbyer në këtë institucion dhe mbi çfarë arsyesh ishte përjashtuar atë kohë.

Gjatë dorëheqjes masive të ish-zyrtarëve të Policisë së Kosovës e të cilët pastaj kishin nënshkruar kontrata me Qeverinë e Serbisë, Vlajiq ishte bashkuar në radhët e tyre.

Aleksandër Vlajiq ka qenë i punësuar në Policinë e Serbisë edhe në kohën e pushtimit. Ai i ka mbijetuar një bombardimi të NATO-s, më 2 maj 1999, kur ishte goditur ndërtesa e MUP-it okupator serb në Mitrovicë.

Saktësisht, me emër dhe mbiemër, Vlajiq i raportonte Ratko Gajtanoviçit.

Aktualisht ai mban pozitën e shefit të qendrës së BIA-s në Novi Pazar. Ka të dhëna se edhe personalisht ka qenë i pranishëm në Kosovë.

Një ndër rastet, është kur kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, me rastin e vizitës së Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, më 8 dhe 9 maj 2018.

Tags: Aleksander VucicBIA serbeKFOR-iMitrovica e Veriutpolicia e kosovesSpiun
ShareTweetShare
Previous Post

Ekskluzive: Arrestohet një i mitur për fajde në Lipjan, përfundon në ndalim policor

Next Post

Publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për Masakrën e Reçakut

Lajmet e fundit

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

18/05/2025
Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

18/05/2025
Konfiskohen pesë motoçikleta pa dokumentacion në Ferizaj

Konfiskohen pesë motoçikleta pa dokumentacion në Ferizaj

18/05/2025
Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

18/05/2025
Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

18/05/2025
Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.