Zhvillime të papritura kanë ndodhur në Hagë, në Gjykatën Speciale atje ku Prokuroria i ka thënë urdhër një gjykate në Kosovë që t’ia transferojë lëndën për një të akuzuar për krime lufte.
Specialja këtë vendim e arsyeton mbi faktin e një rregulloreje të cilës i referohet ajo, ku vetëshpallë “supremaci” mbi të gjitha gjykatat tjera në Kosovë
Shikoni se çka konkludon në një parashtresë ky institucion:
KUJTON se në bazë të neneve 10 dhe 54 të Ligjit dhe rregullit 203 të Rregullores së Procedurave dhe dëshmitë para Dhomave të Specializuara të Kosovës (“Rregullat”):
(a) Dhomat e Specializuara kanë përparësi ndaj të gjitha gjykatave të tjera në Kosovë brenda juridiksionit të saj;
(b) Dhomat e Specializuara mund të urdhërojnë shtyrjen dhe transferimin e çdo procedure në Kosovë që kanë të bëjnë me çështjet nën juridiksionin e sajl;
(c) çdo gjykatë apo prokuror në Kosovë që ka marrë një urdhër të DSK për shtyrje do t’i transferojë Prokurorit të Specializuar çdo dhe të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me rastin e kërkuar pa vonesë; dhe
(d) një urdhër nga DSK për shtyrje është përfundimtar dhe i detyrueshëm.
Mbi këto vetëkonstatime, Specialja ka kërkuar që të transferohet lënda e një personi, emri i të cilit nuk është zbuluar.
Nga tani e tutje, procedura ndaj të njëjtit do të vazhdojë në Gjykatën Speciale.
Ky është një zhvillim i paprecedentë i cili pritet të shkaktojë diskutime në Kosovë, mbi ekzistencën e kësaj mundësie apo jo.
Gjithashtu, mbetet të shihet se cili është i akuzuari i cili tanimë do të transferohet në Hagë