Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë deklarim për raportimin e djeshëm të gazetës franceze “Le Journal du Dimanche” se një gjyqtari të Speciales i është vjedhur një laptop.
Në të thuhet se kishte të dhëna për procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Dhomat e Specializuara kanë thënë: “Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk e komentojnë raportin e mediave franceze të cilit po i referoheni”.
Për rastin në fjalë thuhet se është lajmëruar edhe policia franceze që sipas gazetës të dyshuarit nuk kanë lënë asnjë shenjë dhe nuk kanë marrë gjë tjetër, pos laptopit.