Richard Grenell, i dërguari për Misione të Veçanta i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ditë më parë bëri thirrje që t’i ndalen fondet Dhomave të Specializuara.
Ai kishte deklaruar se kjo gjykatë është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliardat.
Me këtë rast, Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, i janë kundërpërgjigjur Grenellit.
Në një përgjigje nga DhSK-ja për Klankosova.tv, zëdhënësja Angela Griep, deklaroi se kjo gjykatë është e pavarur dhe e paanshme, transmeton Gazeta Papirus.
Ajo theksoi se janë plotësisht të përqendruar në zbatimin e plotë të mandatit që kanë Dhomat e Specializuara.
“Dhomat e Specializuara janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të saj për të garantuar gjykime të drejta, të paanshme dhe të sigurta, pavarësisht nga çdo zhvillim apo koment politik”, tha ajo.