Pas më shumë se dy vjet e gjysmë në paraburgim, sot ka nisur dëgjimi i dëshmitarëve në Hagë në rastin e ish-krerëvë të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Pikërisht, dëgjimi i dëshmitarëve ka nisur në ditën që në Kosovë është festë zyrtare.
Avokati, Xhevdet Smakiqi thotë se Dhomat e Specializuara të Kosovës, bazën kushtetuese dhe ligjore e kanë brenda sistemit juridik të Kosovës, dhe në parim si organe të Kosovës, nga dega e gjyqësorit kanë qenë të obliguara të respektojnë edhe festën zyrtare të shtetit të Kosovës.
“Sa i përket dëshmitarit të ZPS, sot që po dëshmon në seance private, në parim fshehja e dëshmitarëve nga publiku bie ndesh në parimin e publicitetit dhe transparencës si parime themelore të gjykimit. Megjithatë, në raste specifike siç është gjykimi tashmë në Hagë lejohet në raste të caktuara dhe në kushte të caktuara, dëshmia me dëshmitarë që nuk tregohen në publik as me emër as me zë as me pamje, parim që duhet sa më pak të aplikohet, por që për palet duhet të siguorhet barazia e marrjes në pyetje dhe ballafaqimit në procedure penale. ZPS- në rastin e ndjekjes dhe akuzimit të krerëve të UÇK-së fare pak është duke u kujdesur për parimin e publicitetit dhe transparnecës, pra shumicën e dëshmitarëve i ka të koduar, por që gjykata trupi gjykues duhet t’i ngrit standardet për kushtet specifike, arsyetimet e forta të ZPS-së që numri i këtyre dëshmitrarëve të kufizohet në maksimum”, ka thënë Smakiqi për IndeksOnline.
Sa i përket nisjes së gjykimit pas më shumë se dy vite në parbargum të akuzuarve ish-krerëve të UÇK-se nga Dhomat e Specializuara, sipas Smakiqit, kjo vonese vërteton se ZPS-ja ka pasur dështime totale të argumnetoi, ndërtoi dosjen me prova për katër të akuzuarit.
“ZPS-ja po ashtu me kohen e kërkuar prej më shumë se 600 orëve për prezantimin e dëshmitarëve të saj, vërteton faktin se ata janë tejet të pa sigurt në vërtetimin e aktakuzës së tyre, pra kerkojnë kohe shumë për të bindur në parim edhe gjykatën edhe publikun. Jam i bindur se me këtë prezantim të ZPS-së dhe në fjalën hyrëse gjasat për t’u vërtetuar përgjegjësia komanduese janë zero dhe të pa kalueshme në proces gjyqsor, pasiqë ky prentendim ka rënë në gjykimët e Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, e bëhet fjalë për të njejtin formacion ushtarak UÇK-ja. Kurse mbrojtja, sipas mendimit tim, qysh tash duhet të kërkoi nga trupi gjykues të veçohen të dhënat, provat dëshmitarët e orkestruar fabrikuar përpunuar nga Serbia, prokururoria e Serbise dhe sherbimet sekrete serbe, me arsyetimin se keto prova janë shpallur të pa pranueshme nga ICITY në gjykimin e Limjat dhe Haradinjat dhe se nuk mund të përdoren as nga Dhomat e Specializura”, ka thënë Smakiqi.
Më tutje, ai ka thënë se padrejtësia më e madhe deri tash është masa e paraburgimit dhe këtë masë, ai thotë se duhet zëvendësuar me arrest shtëpiak disa muaj dhe pastaj me mbrojtje në liri.
“Drejtësia per viktimat nuk do të vije në vend me dëshmitaë të koduar dhe me fabrikime nga Serbia”, ka përfunduar ai.