Ditë më parë, Kosova njoftoi se ka bërë aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Shumë shtete thanë që e mbështetin Kosovën në këtë proces, madje emisari gjerman Sarrazin vizitoi Kosovën dhe u shpreh se “Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KE”
Lidhur me këtë aplikim qeveria e Spanjës ende nuk ka dalë me një qëndrim, pasi ky shtet ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Disa burime të Europa Press brenda qeverisë spanjolle kanë thënë se “Vendimi është i pashmangshëm, por qeveria ka vendosur që të mos japin deklarata për këtë çështje”, shkruan Notimerica, përcjell Zeri.info.
“Spanja do të prononcohet kur të vijë koha për votim”, theksojnë ata.
Sipas tyre anëtarësimin në Këshillin e Evropës është përcaktuar qartë me Status, por ata thanë se në radhë të parë Kosova duhet të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të qytetarëve të saj.
“Nëse Kosova rregullon këto gjëra, mund të bëhet anëtare në Këshillin e Evropës”, thanë ata.