GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Spahiu: Ambasadori gjermani u keqinformuar nga propaganda serbe për veprimtarinë e Xhafer Devës

07/02/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Spahiu: Ambasadori gjermani u keqinformuar nga propaganda serbe për veprimtarinë e Xhafer Devës
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar lidhur me fillimin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, të cilën Ministria e Kulturës e konsideron si një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë.

“Kjo është kultura e kujtesës në mënyrën e gabuar!”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter, duke bërë thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta lidhur me Holokaustin.

Kundër kësaj deklarate ka dalur analisti politik, Nexhmedin Spahiu. Në një deklaratë për Demokracia.com Spahiu ka thënë se Rohde është keqinformuar për veprimtarinë e Xhafer Devës.

Sipas tij, Serbia ka bërë fushatë propaganduese kundër Xhafer Devës, pasi ai ishte ideator i Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se shtëpia e Xhafer Devës duhet të rinovohet duke shtuar se është një monument i rrallë në Kosovë.

“Ambasador gjerman është i keqinformuar për veprimtarin e Xhafer Devës nga propaganda e Serbisë, e cila ka ndërmarr një fushat gjithandej në institucionet ndërkombëtare kundër figurës së së tij. Natyrisht që shtëpia e Xhafer Devës duhet të rinovohet, kjo shtëpi është një monument i rrallë në Kosovës, është një shtëpi e stilit Barok e vetmja në Mitrovicë, ndoshta edhe Kosovë.  Përveç vlerave arkitektonike kulturore ajo ka edhe vlerën se është shtëpia e Xhafer Devës, njëra nga figurat me emblematike të historisë. Qeveria serbe ka marr një propagandë aq të fuqishme kundër Xhafer Devës për shkak se në Lidhjen e tret të Prizrenit, në një farë mënyre, ai është babai i idesë për Pavarësinë e Kosovës dhe këtu i dhëmb Serbisë, prandaj Qeveria e Serbisë ka ndërmarrë një fushatë të tillë për ta njollosur figurën e atij që e ka dhënë këtë ide dhe vetë idenë e Pavarësisë Kosovës”, ka thënë Spahiu.

Tutje Spahiu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos s’mbrapset nga ideja për rinovimin e shtëpisë.

“Nuk mund të gjykosh për një personalitet në bazë të dy ose tre librave të propagandës që i ke lexuar. Së pari Xhafer Deva ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë amerikanë për rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri dhe ai aty ka shkuar me ndihmën e lobit hebraik, për shkak të kontributit të tij që ka dhënë gjatë luftës së dytë botërore për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri. Numri i hebrenjve në Shqipëri prej fillimit deri në mbarim të luftës së dytë botërore është pesëfishuar, pasi jo vetëm që i ka mbrojtur hebrenjtë e Shqipërisë dhe të Kosovës, por edhe hebrenjtë e ardhur nga vende si Bullgaria e Serbia. Kështu që Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarr një fushat si kundërpërgjigje ndaj Qeverisë së Serbisë dhe jo të heq dorë nga restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës.  Denigrimi i figurës së Xhafer Devës denigron gjithë klasën politike të Kosovës dhe gjithë historinë e Kosovës”, ka thënë Spahiu.

Ndryshe, Serbia ka kërkuar nga BE-ja dhe UNDP-ja që të mos japin para për ta restauruar shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë, që ka nisur tash e një javë.

Sipas ministres së Kulturës dhe Informimit në Serbi, Maja Gojkoviq, Deva “ka përgatitur e kryer krime ndaj serbëve dhe hebrenjve”.

“Ky është një kolaboracionist famëkeq nazist, i cili ishte aktiv në formimin e divizionit SS Skënderbeu, i njohur për përgatitjen dhe kryerjen e krimeve kundër popullatës serbe dhe hebreje”, tha Gojkoviq, duke theksuar se u ka shkruar përgjegjësve në BE dhe UNDP për këtë çështje

ShareTweetShare
Previous Post

Syla : Arben Gashin e paskan nxonë në pritë, machineria e propagandës së VV’së

Next Post

Ngjarje e rëndë| Vdes një person brenda makinës që u përfshi nga flakët në një pompë në Kosovë

Next Post
Ngjarje e rëndë| Vdes një person brenda makinës që u përfshi nga flakët në një pompë në Kosovë

Ngjarje e rëndë| Vdes një person brenda makinës që u përfshi nga flakët në një pompë në Kosovë

Lajmet e fundit

Forcat Speciale Shqiptare fituan medalje bronzi në garën ndërkombëtare të snajperëve

Forcat Speciale Shqiptare fituan medalje bronzi në garën ndërkombëtare të snajperëve

20/05/2025
Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

20/05/2025
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

20/05/2025
Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

20/05/2025
Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

20/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Forcat Speciale Shqiptare fituan medalje bronzi në garën ndërkombëtare të snajperëve

Forcat Speciale Shqiptare fituan medalje bronzi në garën ndërkombëtare të snajperëve

20/05/2025
Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

20/05/2025
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.