Në emisionin Kojshia Show, i cili transmetohet sonte në RTK për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, i ftuar ishte sozia e Ismail Qemailit, aktori i njohur shqiptar Bedri Selmani.
Më herët, aktori Selmani kishte deklaruar se merr komente të shumta nga qytetarët për ngjashmërinë me Ismail Qemailin.
“Marrë komente të ndryshme dhe njerëzit habiten nga pamja ime, por ajo që është e pabesueshme për ta është mjekra ime dhe shpesh me ndalin dhe e prekin”, kishte deklaruar Selmani.
Festa e 28 Nëntorit është shënuar me aktivitete të shumta në Kosovë, Shqipëri, e vende të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarët.
Për më shumë, shikojeni emisionin në videon e më poshtme: