GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Kulturë

Sot shënohet 96-vjetori i vdekjes së Shote Galicës

01/07/2023
në Kulturë
Koha e leximit:2 mins read
Sot shënohet 96-vjetori i vdekjes së Shote Galicës
Share on FacebookShare on Twitter

Më 1 korrik 1927, Shote Galica vdesë në varfëri në Fushë Krujë. Ajo lindi në fshatin Radishevë të rajonit të Drenicës në Kosovë, motër e 6 vëllezërve.

Shote u martua me Azem Galicën më 1915. Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe në Junik më 1921–23. Në korrik të vitit 1924 mori pjesë në betejën për Drenicë.

Në vitin 1925, pas vdekjes së të shoqit, Azem Galicës, ajo mori detyrën e kryeçetës së tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe në Lumë.

Ajo mbahet mend se ka kapur një komandant ushtarak serb dhe një numër ushtarësh në Çikatovë.

”Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Gjendem në katundin Shullaz të Krujës, kam edhe katër fëmijë jetimë me vedi. Janë fëmijët e luftërave të vramë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vnoj në dijeni se jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetim”.

Kjo është letra që Shote Galica i kishte shkruar Ahmet Zogut, për ta ndihmuar atë për kafshatën e gojës.

Por, ndihma nuk i erdhi kurrë heroinës shqiptare.

Pak nga pak ajo po shuhej, e madje studiuesi Bedri Tahiri shkruan se mjekët u detyruan t’ia prisnin gishtat e dorës së djathtë si pasojë e problemeve që i ishin shkaktuar nga të ftohtit dhe përdorimit të tepërt të armës në kushte të këqija.

Ajo detyrohet të shes edhe kalin, një simbol, një dhuratë të cilin ia kishte lënë Azemi për të siguruar bukën e gojës sidomos për fëmijët jetimë.

Shota ishte detyruar të tërhiqej në Shqipëri si pasojë e plagëve të marra, bashkë me fëmijet e lënë jetimë nga luftëtarët që kishin luftuar në beteja të shumta.

Shota ishte vendosur fillimisht në fshatin Shullaz, e më pas ajo u vendos ne Derven të Fushë Krujës ku jetonte në një shtëpi përdhese, në kushte më shumë se të vështira, siç përshkruajnë thuajse të gjithë studiuesit dhe historianët që janë marrë më këtë periudhë.

Në vitin 1927, në moshën 32 vjeçare, e lënë në harresë të plotë.

Në gjendje të rënduar shëndetësore dhe në varfëri të tejskajshmem Shote Galica do të mbyll sytë për jetë, në zonën e Fushë Krujës ku prehet edhe sot.

 

Tags: pervjetoriShote Galicavdekjes
ShareTweetShare
Previous Post

Nëna e Fjolla Morinës: Vajza ime ka nevojë për trajtim në psikiatri

Next Post

Lipjan: Aksident me fatalitet, vetura del jashtë rrugës

Next Post
Aksidentohet një veturë zyrtare në Mazgit të Obiliqit, katër të lënduar

Lipjan: Aksident me fatalitet, vetura del jashtë rrugës

Lajmet e fundit

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.