Për këtë ditë, komuna e Skenderajt ka organizuar një aktivitet në nderim të familjes Jashari.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të komunës në Facebook, bëhet e ditur se shkolla “Shaban Jashari” me 640 nxënës ka bërë një organizim.
Thuhet se 24 balona kanë fluturuar të lirë, të cilët nënkuptojnë 24 vjetorin e Çlirimit, si dhe 9 pëllumba lirohen si kujtim i pavdekshëm për 9 fëmijët e familjes Jashari që u vranë në luftë.
Të gjithë nxënësit e kësaj shkolle i kanë kujtuar të gjithë të rënët me respekt dhe ashtu siç shkruan në postim “liria ka rrënjë në gjakun e tyre”.
Postimi i plotë:
24 balonë në 24 vjetorin e lirisë dhe 9 pëllumba që fluturojnë të lirë, si kujtim i pavdekshëm për 9 fëmijët e Familjes Jashari që i mori lufta, një homazh kuptimplotë në një organizim të Shkollës “Shaban Jashari” dhe ku protagonistë bëhen vetë 640 nxënësit e saj, për t’i kujtuar me respekt se liria ka rrënjë në gjakun e tyre!/GazetaPapirus/