Sot me fillim nga ora 09:00 e deri në ora 16:00, do të bëhet regjistrimi i deputetëve nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-s.
Sipas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës, me pesë deputetë AAK-ja derisa tre Nisma Socialdemokrate.
Derisa javën e kaluar, procesin e regjistrimit e kanë përfunduar tri subjekte politike.
Ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Gazeta Papirus.
Kurse, nesër me fillim nga ora 10:00 është caktuar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.