Sot nuk do të ketë transport publik në trafikun urban-periferik dhe ndërurban në gjithë vendin për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve të transportit, transmeton Gazeta Sinjali.
Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se sot që në mëngjes do të zbatohet vendimi i Këshillit Drejtues të Shoqatës të Transportit Rrugor të Udhëtarëve për protestë, për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes për mbështetje apo subvencionim të transportit rrugor të udhëtarëve me autobus.
Kurtishaj po ashtu tha se janë të vendosur për protestë dhe nuk heqin dorë deri në realizimin e marrëveshjes.
Qeveria në detyrë, sipas tij, ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i realizuar kërkesat e transportuesve publik, dhe për këtë siç thekson ai deri tash kjo e fundit nuk ka reflektuar. Teksa shton se nuk ka asnjë dyshim që do të mbahet nesër protestë.
Kurtishaj po ashtu tha se janë të vendosur për protestë dhe nuk heqin dorë deri në realizimin e marrëveshjes.