Më 30 dhjetor shënohet-Dita e Veteranit të UÇK-së, edhe pse kryetari i veteranëve të OVL-UÇK-së, në Rahovec z.Vajdin Berisha, do mungoj në aktivitete, pasi që sa kohe është i sëmurë dhe i urojm shërim sa më të shpejtë.Aktivitetet nga të tjerët nuk do mungojn edhe në komunën e Rahovecit.
Në përkujtim të sakrificës, angazhimit dhe kontributit të veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës .sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.
Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.Me rastin e kësaj dite, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të bëjnë homazhe në vendet e ndryshme anembane Kosovës, ku prehen dëshmorët e Kombit. /Gazeta Papirus/