Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 13:30 mban mbledhjen e radhës.
Në rendin e ditës janë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të Qendrave të Votimit në Leposaviq, e shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN.
Pikat e rendit të ditës:
- Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr. 08/2025
- Këshillat e KQZ
3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore
3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të Qendrave të Votimit 1211, 1207 dhe 1210, në komunën Leposaviq
3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN
3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve në Përfaqësi Diplomatike
3.2. Këshilli për Buxhet dhe Financa
3.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë Financiar i KQZ-së për vitin 2024.
3.2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë të Derivate për vitin 2024,
3.3. Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë
- Të ndryshme