Dr. Reshat Emra ishte mjeku që vdiq gjatë orarit të tij të punës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës të shtunën.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës, përmes një njoftimi bëri të ditur se mjeku Reshat Emra, ka vdekur nga infarkti, gjatë orarit të tij të punës si kujdestar dite.
“Te tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr.Reshat Emra. Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar”, u tha në njoftim.
Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se sot atij do t’i jepet lamtumira e fundit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit, gjersa funerali niset nga Gasallhanja nga ora 16:00, kanë njoftuar familjarët.