Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Veternik të Prishtinës.
I ndjeri është, Fatlum Haradini.
Viktimës lamtumira e fundit do ti ipet sot, familjarët kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit.
Ai do të varroset sot nga ora 16:20, në varrezat e fshatit Prapashticë.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Prishtinës, deklaroi se tashmë kanë nisur hetimet.
“Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës ka nisur hetim mbi vdekjen, bazuar në nenin 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe me kujdes të shtuar po shqyrtojnë aspektet e rastit për shqyrtimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, thanë nga kjo Prokurori, transmeton Gazeta Papirus.