Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se sot do të fillojë edicioni i dytë i Forumit Ulpiana, i cili do të zgjasë deri më 12 dhjetor.
MPJD ka njoftuar se në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues nga mëse 30 shtete.
“Ceremonia e hapjes do të mbahet sot, me datën 9 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 17:00, në objektin e Pallatit të Rinisë, salla Atelea”, njoftohet tutje.
Ulpiana është një forum ndërkombëtar i dedikuar shfrytëzimit të fuqisë kolektive të komuniteteve të diasporës, nxitjes së partneriteteve dhe formësimit të një modeli bashkëpunues për zhvillim të qëndrueshëm dhe progres global.