Këte bëri të ditur Komandanti Sami Azemi ne profilin e ti ne Facebook.
Ja Postimi ti:
Sot më 26 janar ,u bënë 21 vite nga dalja në skene e UÇPMB-së . Pas vrasjes se vellezerve Saqipi, nje grup simbolik i ushtareve vendosem te rreshtohemi nen emblemen e UÇPMB-se .
Në këtë emblemë u rreshtuan bijtë dhe bijat më të mirë nga të gjithë trojet shqipëtare.
Kjo date, 26 janari, do të mbes gjithmonë në mendjet tona, si nje kujtim sa krenar aq edhe i hidhur. Do te perulemi gjithehere para dëshmorëve të kombit, çlirimtareve të vendit dhe invalideve te luftes qe dhane shume për këtë pak liri që ne sot po e gezojme.
Lavdi gjithe atyre që sakrifikuan dhe sakrifikojne për të mirën e çështjes tone kombetare.