Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar nxënëxit, mësuesit e prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Nagavci përmes një videoadresimi ka thënë se Ministria të cilën ajo e udhëheqë bashkë me komunat përkatëse kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij viti shkollor.
Teksa ka theksuar se po punojnë çdo ditë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore e ligjore dhe rritjen e cilësisë së teksteve mësimore.
“Sot shkollat tona hapin dyertë për të mirëpritur fëmijët në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bahskëpunim dhe me komunat e shkollat kanë bërë t të gjithë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/2024″.
Si Ministri po punojmë cdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore e ligjore dhe vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore. Gjatë punës tonë në Ministri të Arsimit me vendosmëri po avancojmë politikat arsimore”, tha ajo.
“Vit të mbarë shkollor pëër të gjithë “, shtoi Nagavci.
/GazetaPapirus/