Gjatë ditës së sotme pritet të diplomojë gjenerata e 45-të e kadetëve.
Lidhur me këtë rast, Shërbimi Korrektues i Kosovës mban ceremoninë solemne të diplomimit, e cila shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për oficerë korrektues.
Të pranishëm do të jenë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ceremonia nis nga ora 10:00.