Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën e të dielën temperaturat arrijnë deri në 28 gradë Celsius, transmeton Gazeta Papirus.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi e lehtë deri mesatare”.
“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s”.