Arsenali dhe Chelsea do të përballen sonte mes vete në derbin londinez në Angli.
“Gunners” e humbën primatin pas një kohe të gjatë pas fitores së Manchester Cityt në fundjavë.
Arsenali vjen pas tri barazimesh e një humbjeje në Premierligë, prandaj i nevojitet gjithsesi fitorja ndaj “Blues” për t’u këndellur dhe për ta vazhduar garën për titull kampioni, ndonëse gjasat i janë zbehur pas humbjes në derbi me Cityn.
Nga ana tjetër, Chelsea është i plagosur në këtë sezon duke përfunduar aktualisht në pozitën e 12-të, edhe pse ishte ekipi më i përforcuar në afatin kalimtar të janarit.
Ekipi i Frank Lampardit i hyn kësaj loje pa ndonjë presion të madh pasi i ka humbur gjasat edhe për pjesëmarrje në garat evropiane.
Ndeshja mes Arsenalit dhe Chelseat do të fillojë në orën 21:00.