Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Partia e tij Përparimtare, sot (e hënë) pritet të shpallin “vendime të gjëra politike që do ta ndryshojnë Serbinë”.
Mediat në Serbi të afërta me Vuçiqin, por edhe ato që kontrollohen prej tij, raportojnë për tri mundësi.
E para është pranimi nga ana e tij e dorëheqjes së kryeministres Ana Bërnabiq dhe Qeverisë. Mundësia e dytë janë zgjedhjet e përgjithshme dhe ajo e tretë, dorëheqja e Presidentit.
Paraprakisht, të shtunën është mbajtur seanca në përbërje të zgjeruar të Komitetit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare Serbe “në të cilën pas një kohe të gjatë ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq”.
Mediat serbe, duke iu referuar burimeve brenda SN-së, raportojnë se Vuçiq ka folur në atë seancë “për ngjarjet e fundit tragjike në Serbi dhe përgatitjet për Kuvendin e SNS-së më 27 maj”.
Vuçiq ka deklaruar se, “për herë të parë e ka përgatitur partinë për aktivitet opozitar”.
Ndërkohë, tabliodët e afërt me presidentin serb dhe liderin e progresistëve, pohuan se “nga kreu i SNS-së ka konfirmim se të hënën në mbrëmje në TV Happy, presidenti Vuçiq do të shpallë vendime të gjera politike që do të ndryshojnë Serbinë. “
Siç raportojnë mediat, janë tre variante të vendimit të Vuçiqit”.
I pari nga këto tre variante është “pranimi i dorëheqjes së të gjithë kabinetit të Ana Bërnabiqit”, i dyti është “dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme në të cilat Vuçiq nuk do të mund të kandidonte për president. “. Kjo par faktin e bazuar në Kushtetutëne Serbisë, presidenti i njëjtë nuk mund të jetë në këtë post më shumë se dy mandate.
Varianti i tretë është “dorëheqja e presidentit”.
“Sigurisht që çdo vendim do të konfirmohet më pas në Asamblenë e SNS më 27 maj”, theksojnë mediat serbe.
Në fund të fjalës së tij, presidenti Aleksandar Vuçiq u tha anëtarëve të SNS: “Sa të jem gjallë, do të luftoj me të gjithë ju kundër llumit më të keq që shansin e tij të vetëm politik e sheh në tragjedinë e Serbisë”. Gjithmonë do të duhet të luftoni kundër këtyre hienave për shpëtimin dhe të ardhmen e vendit tonë!”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
“Si kurrë më parë,” raportojnë mediat e afërta me Vuçiqin, “Presidenti foli për periudhën pas vitit 2000 dhe për ferrin që shumë në SRS, SPS dhe SNS u desh të kalonin gjatë regjimit të Dosov”.
Vuçiq, shtohet t’u ketë thënë bashkëpunëtorëve të tij se “do të ketë vendime befasuese” në ditët në vijim.
“Siç e dini, unë kurrë nuk jam pajtuar me shantazhet dhe gënjeshtrat e llumeve politike në Serbi që nuk kanë ide, plan dhe program, por jam ngopur me njerëzit tanë që në çdo situatë krize gjejnë arsye të mjaftueshme për t’i bërë lajka tjetrit”, citojnë mediat serbe mesazhet e Vuçiqit nga seanca e SNS.
Më tej thuhet se “ai foli konkretisht për drejtorët e kompanive publike, gratë e të cilëve kanë më shumë çanta me lëkurë krokodili sesa aligatorë në Everglades”.
Mediate afërta me Vuçiqin kanë raportuar se ai i ka trajtuar të gjithë anëtarët e tij në një mënyrë veçanërisht të sjellshme, të cilën shumë e kanë kuptuar si shenjë e sigurt dhe paralajmërim për ndryshime të mëdha politike.
Ka kohë që publiku po flet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbaheshin në fund të vitit ose në pranverën e ardhshme. Opozita kërkon zgjedhje në të gjitha nivelet dhe Vuçiq tha se ato do të mbahen por pa specifikuar se kur.
(Marrë me shkurtime nga gazeta Danas. Titulli në origjinal: Mediat pranë qeverisë njoftojnë: Aleksandar Vuçiq do të shpallë të hënën nëse do të ketë zgjedhje dhe me çfarë skenari)