GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina


Sonte rikthehet Superhëna, më e madhja dhe më e ndritshmja e vitit 2022

13/07/2022
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Hëna e parë e plotë e verës astronomike dhe Superhëna e dytë e vitit 2022 do të jenë një nga më të mëdhatë dhe më të ndritshmet e vitit.

Përderisa dielli perëndon të Mërkurën, më 13 Korrik, do të lindë një Superhënë, e cila do të shkëlqejë më shumë se shumë hëna të tjera të plota gjatë gjithë vitit.

Superhëna e ardhshme do të jetë gjithashtu hëna e parë e plotë e verës astronomike, e cila filloi më 21 Qershor në orën 11:13 të mëngjesit.

Një Superhënë ndodh kur ka një hënë të plotë në të njëjtën kohë kur hëna është afër pikës perigje, duke bërë që ajo të duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme se hënat e tjera të plota gjatë gjithë vitit. Anasjelltas, një hënë e plotë që ndodh afër pikës apogje duket pak më e vogël dhe quhet Mikrohënë.

Hëna e Plotë do të jetë 357,264 km nga Toka, që është në pikën perigje më të afërt të vitit. Për krahasim, Hëna e Plotë më e largët ishte më 17 Janar 2022, e cila kaloi prej 401,023 km nga Toka. Sa më shumë që sateliti ynë natyror i afrohet Tokës, aq më i madh dhe më i ndritshëm shfaqet në qiell.

“Superhënat ndodhin vetëm tre deri në katër herë në vit dhe shfaqen gjithmonë radhazi”, sipas astronomëve në NASA.

Spektakli hënor i Korrikut do të jetë edicioni i dytë i një trilogjie të Superhënës në vitin 2022. Superhëna e parë e vitit u ngrit në Qershor dhe e treta dhe e fundit e vitit do të lindë në Gusht, edhe pse disa thonë që janë vetëm dy Superhëna për këtë vit.

Superhëna sonte do të lindë në orën 20:30 në drejtimin juglindor, andaj bëhuni gati t’i shkrepni disa foto të bukura të Superhënës – dhe nuk do të jetë vetëm, shkruan Meteo Kosova.

Saturni do të ngritet në të njëjtën zonë të qiellit pak para mesnatës, sipas kohës lokale, duke u shfaqur vetëm në të majtë të hënës. “Njerëzit e natës” gjithashtu mund të kërkojnë Jupiterin dhe Marsin në qiellin lindor, të cilët duhet të shfaqen mbi horizont rreth orës 02:00 të mëngjesit me kohën lokale.

Hëna do të kalojë pranë këtyre planeteve në netët në vijim, duke u takuar me Saturnin herët në mëngjesin e 16 Korrikut, e ndjekur nga një kalim pranë Jupiterit më 19 Korrik dhe një takim jashtëzakonisht i afërt me Marsin më 21 korrik.

Tags: e madheRikthehetSuoerhena
ShareTweetShare
Previous Post


Haradinaj: Besova në Kurtin dhe VV-në, por jam i zhgënjyer deri në palcë

Next Post

Grenell i kalon kufijtë në Beograd, kërkon largimin e KFOR’it nga Kosova dhe të mos përmendet njohja

Next Post

Grenell i kalon kufijtë në Beograd, kërkon largimin e KFOR’it nga Kosova dhe të mos përmendet njohja

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.