“Pallati i Rinisë dhe i Sportit” në kryeqytet do të jetë arenë e përballjes vendimtare të Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Të dyja skuadrat, janë në kërkim të gjysmëfinales së playoffit të basketbollit, transmeton Gazeta Papirus.
Ndeshjen e parë e kishin fituar prishtinasit me rezultat 71:69, derisa seria u barazua nga ekipi nga Gjakova, që fitoi me rezultat 90:73.
Aktualisht 1:1 është rezultati i ndeshjeve mes Prishtinës dhe Vëllaznimit dhe për t’u gjendur në gjysmëfinale duhen dy fitore dhe triumfi është i domosdoshëm për ndonjëren nga ato.
Derisa në gjysmëfinale nevojiten tri fitore për ta prekur finalen, kurse për t’u shpalliur kampion nevojiten katër fitore.