Pas një kohe të gjatë, sonte në emisionin Pressing të T7 do të jetë i ftuar ekskluzivisht një prej emrave më të përfolur gjatë kësaj jave, ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu.
Emisioni do të transmetohet në orën 20:45.
Ministri Aliu do të flasë për herë të parë pas raportimeve në media se një zyrtar i ministrisë që drejton dyshohet se është përfshirë në një aferë korruptive që ndërlidhet me një projekt infrastrukturor, konkretisht rrugën Dollc-Gjakovë.
Lidhur me raportimet për keqpërdorime për projektin në fjalë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dalë me njoftim dhe ka treguar se tashmë kanë filluar edhe hetimet. /Express/