Një nga ndeshjet më interesante do të zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:45.
Në “San Siro” përball njëri-tjetrit do të jenë Milan dhe Napoli.
Dyja skuadrat gjenden në katërshen e renditjes tabelare.
Skuadra e Stefano Piolit gjendet e dyta me 39 pikë, ndërkaq ajo e Luciano Spallettit, është e katërta me 36 pikë.
Fitorja eventuale e napolitanëve do t’ia rrezikonte “kuq e zinjve” vendin e dytë.
Formacionet e mundshme:
Milan (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Toure; Kessie, Tonali; Messias, Diaz, Saelemaekers (Krunic); Ibrahimovic.
Napoli (4-2-3-1): Ospina; Malcuit, Rrahmani, Juan Jesus, Di Lorenzo; Anguissa, Demme; Politano, Zielinski, Lozano; Mertens.